Të paktën 6 viktima është bilanci i fundit i viktimave të motit të keq që ka përfshirë Italinë, duke shkaktuar frikë, probleme dhe aksidente nga veriu në jug. Mediat italiane bëjnë të ditur se një person konsiderohet i humbur si pasojë e shirave të dendura dhe erërave të forta, që kanë lënë edhe dhjetëra të plagosur, përfshirë anëtarë të ekipeve të shpëtimit.
Sipas burimeve mediatike, erërat kanë arritur deri në 180 kilometra në orë, ndërsa niveli i ujit ka arritur maksimumin në Venecia, deri në 156 centimetra, duke mbuluar 75 për qind të territorit. Probleme janë verifikuar edhe në Romë, ku zonat arkeologjike janë mbyllur për vizitorët, si dhe në Pompei dhe Erkolano në rajonin e Kampanias, ku autoritetet lokale kanë marrë masa të ngjashme. Ndërkohë, trafiku rrugor, përveç përmbytjes së akseve është ngadalësuar edhe sepse degë të shumta peme janë shembur duke bllokuar kalimin./abcnews.al