Itali, 22 vjeçari shqiptar kapet duke shitur drogë: Më duheshin para për familjen

schedule12:58 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 12:58 - 23 Dhjetor, 2023

Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar për drogë në Itali. I riu u kap mat teksa po i jepte një dozë droge një personi tjetër në Castelfidardo të Ankonas.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën 0.49 gram kokainë ndërsa në shtëpi iu gjetën 17 gramë të së njëjtës lëndë narkotike dhe rreth 600 euro.

Para gjykatës, ai ka thënë se i duheshin para për të ndihmuar familjen në Shqipëri. Sipas mediave italiane, shqiptari nuk rezulton me precedentë penalë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!