Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italexit:A mund të largohet Italia nga Bashkimi Evropian?

schedule10:12 - 16 Mars, 2021

schedule 10:12 - 16 Mars, 2021

Nga Derek Gadd, The Article

Nëse do të ngrihej pyetja a mund të jetë Italia shteti i ardhshëm që do të largohet nga Bashkimit Evropian, një italian pro-europeist ndoshta do të përgjigjej:“Certo che no.

Che ide sciocca! ( Sigurisht që jo. Çfarë ideje idiote!”. Më pas ai do të ofronte një listë arsyesh:flamurin e BE-së që valëvitet së bashku me trengjyrëshin italian jashtë të gjitha godinave publike; traktatin themelues të Komunitetit Ekonomik Evropian – që u nënshkrua pikërisht në kryeqytetin italian Romë në vitin 1957 -që më vonë u bë BE; dhe që Italia ka qenë një anëtare themeluese e Bashkimit Monetar Evropian, duke zëvendësuar liretën me euron në vitin 1999.

Pra,do të ishte e vërtet e pa mendueshme që Italia të largohej nga BE? Por edhe 5 vjet më parë, ishte goxha e pa mendueshme që Britania e Madhe të largohej nga unioni. Italia sapo është bërë me një qeveri të re. Në fjalën e tij përuruese, kryeministri i ri, ish-president i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, e siguroi Senatin Italian se qeveria e tij e unitetit lindi “në traditën e BE dhe aleancës atlantike … Pa Italinë nuk ka Evropë, por jashtë Evropës ka edhe më pak Itali. Ne duhet të jemi krenarë për kontributin italian në rritjen dhe zhvillimin e Bashkimit Evropian”.

Pse Draghi duhet ta theksonte këtë gjë? Në librin e tij “Në fillim ata pushtuan Romën:

Si e pushtoi Italinë e djathta populiste”, David Broder përshkruan dashurinë e Italisë me Evropën:“E megjithatë në vitin 2020, euroskepticizmi i italianëve rivalizon edhe atë të homologëve të tyre britanikë”.

Arsyeja kryesore pse Britania e Madhe u largua nga BE-ja, ishte sepse askush nuk e mendonte si të mundur këtë gjë. Ajo u largua rastësisht nga BE. Mbretëria e Bashkuar u drejtua nga mbështetësit e Brexit vetëm 3 vite pasi vendi votoi për largimin në një referendum, dhe nëmë pak se gjashtë muaj para se vendi të fillonte tranzicionin e daljes.

Kur David Cameron premtoi një referendum për daljen ose qëndrimin në BE në fushatën elektorale të vitit 2015, ai nuk e bëri atë për të artikuluar vizionin e tij mbi marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë me Evropën dhe pjesën tjetër të botës.

Por për t’i mbyllur gojën një krahu të vogël në numër por të zëshëm të partisë së tij (krahu i fiksuar kundër BE-së), për të ndaluar një zhvendosje të nacionalistëve që tradicionalisht votojnë konservatorët drejt Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar pro-Brexit (UKIP), dhe për të goditur opozitën kryesore, Partia Laburiste.

Cameron e hodhi atë hap vetëm sepse ishte i bindur (dhe nuk ishte i vetmi) se britanikët nuk do të zgjidhnin kurrë sovranitetin mbi prosperitetin. Në fakt rezultoi të ishte një llogaritje e gabuar që i dha fund karrierës së tij. Kushte të ngjashme, madje edhe më ekstreme, ekzistojnë sot në Itali.

Në zgjedhjet e fundit parlamentaren në Itali në vitin 2018, 5 parti fituan 600 nga 630 vendet në Dhomën e Deputetëve dhe të pesta mbajnë aktualisht poste ministrore në qeverinë e unitetit të Mario Draghit. Ato mbajnë gjithashtu në duart e tyre të ardhmen politike të Italisë. Euroskepticizmi është aktualisht pozicioni dominues në 3 prej tyre, dhe më e rëndësishmja

në partinë që është rritur shumë vitet e fundit. Oferta e një referendumi mbi Italexit mund ta gjejë lehtësisht rrugën e saj në pazaret politike ku ngrihen dhe rrëzohen shpesh qeveritë italiane

Le të shohim pak përbërjen e koalicionit aktual qeveritar në Itali. Ekzistojnë dy parti kryesore pro-evropiane. Më e madhja është partia kryesore e së majtës, Partio Democratico (PD) ose Partia Demokratike, trashëgimtarja e Partito Communista Italiano (PCI), Partisë Komuniste Italiane.

Në vitin 2018, ajo ishte partia e tretë më e madhe, duke fituar 112 vende në Dhomën e Deputetëve. Me 104 vende, partia tjetër e madhe pro-evropiane është Forza Italia (FI), e manjatit të medias Silvio Berlusconi,kryeministri italian më jetëgjatë i pasluftës.

Ai është parë shpesh si një digë kundër partive populiste në vend.

Por problemi është se në Itali nuk janë partitë politike por koalicionet ato që fitojnë zgjedhjet, dhe Berlusconi nuk e ka pasur problem të hyjë në koalicion me partitë euroskeptike të së djathtës. Tre partitë e tjera të mëdha në koalicionin e Draghi, janë që të gjitha populiste anti-evropiane.

Partia më e madhe në vitin 2018 ishte Movimento 5 Stelle (M5S), Lëvizja Pesë Yjet,me

227 vende në parlament. E themeluar në vitin 2009 nga një komedian, ajo ishte produkt i rritjes së inatit dhe urrejtjes popullore kundër të gjithë klasës politike italiane.

Duke bërë politikë përmes votimit në internet të anëtarëve të saj, M5S është një parti politikisht e paqëndrueshme nën një mjedis politik të paqëndrueshëm. Tani që përballet me një rënie po aq meteorike sa edhe ngritja e saj, anti-europianizmi i kësaj partie mund të shpërthejë lehtësisht në një grup propozimesh konkrete për një referendum mbi BE-në.

Por kërcënimi më i fuqishëm për projektin evropian të Italisë është një parti tjetër populiste – Lega, ose Lidhja. Ajo e filloi ekzistencën në vitin 1991 si Lega Nord, Lidhja e Veriut, fryt i bashkimi të disa partive rajonaliste.

Demagogu Matteo Salvini u bë udhëheqës i Lega Nord në vitin 2013. Pozicioni i saj ndaj Evropës është luhatur kaq shumë sa që analistët kanë dalluar 5 faza të ndryshme në qasjen e saj ndaj BE-së. Por Salvini e ka zhvendosur tani fokusin tek armiqësia ndaj Romës apo Brukselit.

Ai e ka quajtur BE-në dhe euron si“krime kundër njerëzimit”, dhe manifesti i Lidhjes në vitin 2018 përfshinte premtimin për “rinegociimin e të gjitha traktateve që kufizojnë sovranitetin dhe legjitimitetin tonë të plotë”. Në ato zgjedhje, Lega u bë partia e dytë më

e madhe në Itali, me 125 deputetë. Ajo gjithashtu është partia më në rritje në politikën italiane. Në testin më të fundit elektorale në mbarë vendin, zgjedhjet evropiane të vitit2019, ajo mori 34.3 për qind të votave krahasuar me rivalen e saj më të afërt, Partinë Demokratike me 22.7 për qind, dhe duke eklipsuar rivalen e saj populiste, M5S, me vetëm 17.1 përqind.

Partia e pestë kryesore është një tjetër yll në rritje i së djathtës Italiane – Fratelli d’Italia (Fd’I), Vëllezërit e Italisë. E themeluar në vitin 2012, ajo e ka origjinën tek lëvizja post-fashiste Movimento Sociale Italiano(MSI), Lëvizja Sociale Italiane.

Në zgjedhjet e 2018-ës, ajo 4-fishoi votat duke marrë32 deputetë. Udhëheqësja e saj, Georgia Meloni, na kujton se Italia i dha botës termin “fashizëm”, dhe ajo është aq ekstremiste sa që ka bërë thirrje për fundosjen e anijeve me emigrantë. Për të flitet se mund të bëhet kryeministrja e parë femër e Italisë.

A janë pjekur kushtet në Itali për një sfidë serioze ndaj evropianizmit të saj? Në fillim të viteve 1990, Republika e Parë Italiane u shemb nën peshën e skandalit Tangentopoli. Gjysma e parlamentarëve italianë u vunë nën hetim, një ish-kryeministër që u largua nga vendi u dënua në mungesë të tij me 27 vite burg për korrupsion. Ai nuk u rikthye kurrë më në Itali.

Demokristianët, partia që e kishte qeverisur Italinë për gjysmë shekulli, ishin zhytur aq thellë në skandale saqë u shpërbënë, dhe jo vetëm ata. Kjo u dha mundësinë oportunistëve që të krijonin parti të reja. Sot besimi tak politika është zvogëluar edhe më tej për shkak të keq-menaxhimit të pandemisë së Covid-19.

Por ketë herë në fokusin e zemërimit të italianëve është BE-ja. Tani përqindja e italianëve që e shohin anëtarësimin në BE si një disavantazh është rritur me 20 pë rqind, në mbi 2/3. Shumë shpejt, gjithçka që është anashkaluar për të shmangur “Italexit”mund të jetë shprehja e urtë italiane që i përshtatet më së miri kohës:“Nuk ka plazh pa det, por ka fjalë pa veprime”. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!