Ardian Ismajli pritet të zyrtarizohet te Spezia në Serie A, ndërkohë që nga Italia zbulohen edhe detajet e transferimit. Mbrëmjen e djeshme u raportua për 4.2 milion euro që do të përfitohen nga mbrojtësi i kombëtares për katër vite, një pagë realisht shumë e lartë.
Tuttomercatoweb shkruan se Ismajli do të përfitojë 600 mijë euro në sezon te Spezia. Në Itali ka shifra të tjera, edhe për shumën që do të përfitojë Hajduk Split.
2.5 milion euro në arkat e klubit kroat, ndërkohë që do të ruajnë edhe 10 për qind të vlerës së kartonit me shpresën se Ismajli do të shitet sërish dhe ata do të përfitojnë. /abcnews.al