Ardian Ismajli aktivizohet me Hajduk Split prej vitit 2016 dhe tani ka ardhur momenti për të hedhur hapin e madh. Ish-drejtori sportiv i klubit kroat, Sasa Bjelanovic ka folur për CalcioHellas, aty ku i thuri elozhe mbrojtësit kuqezi, si dhe zbuloi se me cilat skuadra në Serie A ka pasur kontakte.
ISMAJLI – “Ka shumë cilësi për të hedhur hapa përpara. Ai është i mësuar me presionin te Hajduk Split, është përmirësuar në vitet e fundit. Për ekipet që luajnë me tre qendërmbrojtës, është perfekt. Te Hajduk, luan kryesisht në qendër të mbrojtjes dhe në disa raste ka bërë dhe mbrojtësin e djathtë”.
KRAHASIMI ME RRAHMANIN – “Janë shumë të ngjashëm, njëri luan për Kosovën, tjetri për Shqipërinë. Të dy kanë luajtur në kampionatin kroat. Rrugëtimi i tyre është i ngjashëm”.
TALENTET – “Të rinjtë nga Kosova dhe Shqipëria kanë një uri që i dallon nga të tjerët. Ndoshta Ismajli ka vuajtur nga zgjedhjet e trajnerëve në të kaluarën, por punon gjithmonë. Ka një karakter të jashtëzakonshëm”.
SERIE A – “Disa ekipe italiane më kanë kontaktuar për Ismajlin. E di që Verona po e ndjek, por nuk e di se në çfarë pike kanë arritur negociatat. Në të kaluarën, Leçe, Atalanta dhe Bologna e kanë ndjekur. E vetmja pengesë për të në Itali është pasaporta”, u shpreh Sasa Bjelanovic./abcnews.al