Ismajli: Ndaj Kosovës e vështirë të luaja. Formacioni? Ne jemi ushtarë

schedule18:05 - 11 Nëntor, 2020

schedule 18:05 - 11 Nëntor, 2020

Shqipëria fitoi me shifrat 2-1 ndaj Kosovës. Pas ndeshje për RTSH foli mbrojtësi me origjinë nga Dardania, Ardian Ismajli.

“Për fat të mirë tani kam kaluar gjithçka. Jam rikthyer aty ku duhet të jem dhe kam kaluar periudhën e vështirë kur humba ndeshjet me Shqipërinë në shtator dhe tetor. Tani duhet të kap formën dhe të rikthehem në formën më të mirë.

Ndaj Kosovës ndjenjat janë të përziera sepse jam lindur dhe jam rritur atje. Nuk kishte rëndësi rezultati, të dy kombëtaret e shfrytëzuan për të futur disa lojtarë të rinj dhe ia vlejti.

Me çdonjërin prej të rinjve ndihem mirë sepse janë profesionistë dhe kanë të ardhme të madhe përpara. Do i përkrahim dhe do jemi pas tyre.

Ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë nuk do të jenë ndeshje të lehta. Kemi humbur pikë dhe duhet të rikuperojmë për të dalë të parët., Mendojmë se mund t’ia arrijmë qëllimit sepse ne jemi më të mirët dhe ta tregojmë në fushë.

Edhe sot kemi luajtur 3-5-2. Është çështje që i takon trajnerit. Ai e di shumë mirë, ne jemi ushtarët e tij dhe ai vendos për gjithçka dhe ne jemi gati t’i përgjigjemi”, u shpreh Ismajli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!