Ismail Zeneli mbetet në qeli/ U ekstradua nga Spanja, i kërkuar për trafik droge dhe vrasje

schedule13:40 - 24 Gusht, 2024

schedule 13:40 - 24 Gusht, 2024

Gjykata e Posaçme ka vendosur vijimin e masës arrest në burg për Ismail Zenelin, i ekstraduar nga Spanja për llogari të drejtësisë shqiptare.

Sipas SPAK, Zeneli është i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dh si personi që ka siguruar informacione mbi vendndodhjen me qëllim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela, në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllait të tij.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni i cili iu shërbente interesave kriminale deri edhe në dhënie të informacioneve mbi subjekte që ato kishin në shënjestër të eliminonin.

Po kështu Zeneli thotë SPAK, koordinon me bashkëpunëtorët e tij për trafikimin e lendeve narkotike nga vendet e Amerikës se Jugut për në portet kryesore evropiane.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!