Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ismail Kadare nderohet me çmimin ndërkombëtar ‘Neustadt’, e bija shpreh publikisht krenarinë

schedule11:43 - 7 Tetor, 2020

schedule 11:43 - 7 Tetor, 2020

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare është shprehur më krenare se kurrë për babain e saj. Ajo ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’, lajmin se i ati është nderuar me çmimin ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë.

Sakaq, postimin Besiana e ka shoqëruar me ‘emojin’e një zemre, duke theksuar edhe më shumë lumturinë që po përjeton.

https://www.facebook.com/592388085/posts/10158850072573086/?sfnsn=mo

Festivali Neustadt i Letërsisë konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore dhe është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen.

LEXO EDHE: Ambasada Amerikane: Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin “Neustadt” për Letërsinë

Ndërkohë, rikujtojmë që Besiana Kadare u emërua më 1 korrik zëvendës presidente në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. l.k/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!