Isli Hidi shpëton ekipin në minutën e fundit

schedule17:56 - 21 Nëntor, 2017

schedule 17:56 - 21 Nëntor, 2017

Ish-portieri i kombëtares shqiptare, Isli Hidi, shkëlqeu në ndeshjen e fundit në kampionatin e Qipros. Tiranasi realizoi mrekullinë në minutën e fundit duke shpëtuar ekipin nga humbja.

U vu në pozitë shumë të vështirë kur pritej përfundimi.
Isli Hidi pati sprovën më sublime të një portieri, kur ndaj ekipit të tij u akordua një penallti kundër.
Luhej brenda fushe në Kategorinë A të Qipros, dhe Olimpiakosi i Nikozisë po barazonte 0-0 me Arisin të Limasolit.
Ish-portieri i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare kontrolloi nervat dhe arriti të kuptonte drejtimin e goditjes.
Pritja e tij bëri që Olimpiakosi të shpëtonte nga një humbje, që do ta kishte ndërlikuar pozicionin në tabelë, dhe do të kishte lejuar Arisin ta kalonte.
Gjatë ndeshjes, Hidi bëri edhe pritje të tjera, duke ndihmuar që ekipi i tij të paktën të mos pësonte gol.
Gjithsesi, skuadra e shqiptarit ishte e pafat pasi pati epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes, duke iu afruar disa herë golit, por duke mos mundur që të shënonte.
Në moshën 37-vjeçare, Hidi vazhdon të luajë në nivele të kënaqshme, siç është elita e futbollit qipriot.
Në karrierë ka luajtur gjatë për Tiranën, po ashtu paksa për Bylisin e Dinamon në Shqipëri, si dhe në Ukrainë, ndërsa pjesën më të madhe të kohës ka qenë në Qipro, plus edhe 17 ndeshje me fanelën e kombëtares./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!