Islanda nuk ia ka dalë të fitojë në “Türk Telekom Stadyumu” të Stambollit përballë Turqisë. Ndeshja është mbyllur në barazim 0-0 dhe ky rezultatet kualifikon vendasit dhe Francën.
Dueli u karakterizua nga duele të ashpra dhe pak raste për gol. Skuadra nordike nuk ia doli të shënonte, ndërsa Turqia siguroi pikën që donte. Ekipi i Gunes renditet përkohësisht në krye të grupit H me 20 pikë, ndjekur nga Franca me një pikë më pak (luan në 20:45 kundër Moldavisë).
Barazimi e ngjit Islandën në kuotën e 16 pikëve. 12 pikë numëron Shqipëria dhe një sukses kundër Andorrës i mban në lojë kuqezinjtë e Rejës për vendin e tretë. /abcnews.al