Islamofobia është një shqetësim i madh për Shqipërinë dhe për botën sot. Për të folur mbi këtë temë në studion e Provokacijas të Mustafa Nanos ishte pedagogu i Shkencave Politike Fitim Zekthi, i cili ka publikuar edhe një shkrim së fundi lidhur me këtë temë. Sipas Zekthit kritikat për islamin duhen bërë në rrafshin akademik, ndërsa debatet mes intelektualëve, gazetarëve apo njerëzve të thjeshtë nuk duhet ta fyejnë islamin.
“Pashë shumë reagime në mediat online, zgjedhjet në Kosovë, sulmin në Siri, shoh që përdoren metafora që janë islamofobe dhe thashë që duhet të rikthehet si çështje. Ne duhet të bindemi që ky është vendi ynë i të gjithëve dhe pjesa jonë më e mirë.
Kritika në rrafshin akademik bëhen në gjithë botën, por debatet e gazetarëve dhe intelektualëve nuk mund të fyejnë. Ne do kemi pikëpamjet tona, por nuk do fyejmë. Ky është një tension i përbotshëm”.
Islamofobia për Zekthin ka përmasa jo vetëm te ne, që është ajo e e radikalëve të djathtë të krishterë dhe liberalizmi.
“Islamofobia ka dy përmasa jo vetëm te ne: E radikalëve të djathtë të krishterë dhe liberalizimi që nuk duan asnjë fe nuk duan dhe islamin. Nuk duhet të tallin fenë e tjetrit. E urrej kulturën e fyerjeve debat mund të bëjmë gjithë ditën”. /abcnews.al