ISIS merr përsipër sulmin terrorist në Vjenë

schedule19:21 - 3 Nëntor, 2020

schedule 19:21 - 3 Nëntor, 2020

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të ndodhur një natë më parë në Vjenë ku si pasojë kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 17 të tjerë.

Deklarata e ISIS thotë se të shtënat vdekjeprurëse pranë një sinagogë dhe shtëpisë së operës u bënë nga një “ushtar i kalifatit” .

Në një tekst të veçantë, shoqëruar me një foto të sulmuesit të armatosur, agjencia e propagandës Amaq i referohet “një sulmi me armë të kryer dje nga një luftëtar i ISIS në qytetin e Vjenës“.

Sulmuesi ishte “ushtar i kalifatit” dhe luftëtar “Abu Dujanah al-Albani” nga Tetova e Maqedonise se Veriut dhe vrau dhe plagosi 30 “kryqtarë”, thuhej në raport.

LEXO EDHE: Sulmi terrorist në Vjenë: 12 të dyshuar nga 16 në 25-vjeç, me origjinë nga Kosova e Çeçenia

Autori 20 vjeçar Kujtim Fejzullai ka sulmuar me një armë dhe një automatik turmën e qytetarëve në Vjenë, ku më pas dhe është vrarë nga nga policia austriake.

Ndërkohë një vit më parë 20-vjeçari ishte dënuar për përpjekjen për t’u bashkuar me grupin në Siri, por u lirua në dhjetor, dhe mashtroi autoritetet duke respektuar një program deradikalizimi.

Ndërkaq shqiptari nga Tetova kishte premtuar besnikëri ndaj ISIS në një postim në Instagram disa orë para ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!