ISIS merr përsipër sulmin në paradën ushtarake në Iran

schedule22:22 - 22 Shtator, 2018

schedule 22:22 - 22 Shtator, 2018

ISIS mori përsipër atentatin në paradën ushtarake të Ahvaz, në juglindje të Iranit. Lajmi u konfirmua nga agjencia e propagandës së grupit ekstremist, AMAK. Ndërsa ministri i jashtëm Iranian akuzoi një regjim të huaj për masakrën. Regjim që sipas tij është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Persona të armatosur hapën zjarr paraditen e së shtunës duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur. Lajmi u konfirmua nga televizioni shtetëror Iranian, sipas të cilit, sulmi është organizuar nga mbështetës të ISIS. Personat e armatosur nisën të qëllonin prapa një tribune, ndërkohë që policia ekzekutoi të paktën pesë prej terroristëve.

Parada organizohej në nder të përvjetorit të luftës me Irakun, që festohet si dita kombëtare e forcave të armatosura. Gjatë fjalës së tij presidenti i Iranit Rohani tha se vendi i tij do përforconte sistemin e tij mbrojtës, e fakti që amerikanët janë të zemëruar për raketat iraniane, nënkupton se sa efikas është sistemi./abcnews.al