ISIS merr përgjegjësinë për vrasjen e tre punonjësve të televizionit afgan

schedule08:49 - 3 Mars, 2021

schedule 08:49 - 3 Mars, 2021

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm, që ka lënë të vdekura tri punonjës të një kanali televiziv afgan, në qytetin lindor Jalalabad.

Një bashkëpunëtor afgan i ISIS ka thënë se sulmuesit kanë kryer vrasjet në kryeqytetin e provincës Nangarhar më 2 mars, sipas Grupit të Inteligjencës SITE, që monitoron aktivitetin online të militantëve.

Punonjësit e televizionit Enikass, sapo ishinj diplomuar dhe janë të moshës mes 18 dhe 20-vjeçare. Ato kanë vdekur pasi janë qëlluar me armë zjarri teksa janë nisur për në shtëpi.

Në dhjetor, ISIS mori përgjegjësinë edhe për vrasjen e prezantueses së këtij televizioni dhe shoferin makinës që ka qenë në të.

Së fundmi në Afganistan është rritur numri i gazetarëve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe zyrtarëve tjerë, që shënjestrohen për t’u vrarë, teksa zhvillohen bisedimet për paqe mes qeverisë afgane dhe negociatorëve talibanë në Katar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!