ISIS merr përgjegjësinë për sulmin terrorist të Nju Jorkut

schedule09:25 - 3 Nëntor, 2017

schedule 09:25 - 3 Nëntor, 2017

ISIS ka marrë përgjegjësinë për atentatin e së martës në Neë York, që shkaktoi 8 viktima dhe 12 të plagosur. Lajmi bëhet  i ditur nga mediat ndërkombëtar që citojnë gazeten on line të organizatës terroriste. “Saipov, një nga ushtarët e Shtetit Islamik, goditi kryqtarët në një rrugë të Nju Jorkut” lexohet në të përjavshmen e propagandës së ISIS. Me ndihmën e Allahut, -vijon më tej propaganda e organizatës terroriste, – operacioni ynë ka shkaktuar frikë ndër amerikanët, duke i detyruar të shtojnë masat e sigurisë dhe të shtrëngojnë rregullat për emigrantët. Një ditë më parë presidenti Trump u shpreh se 29 vjeçari uzbek, autor i sulmit terrorist, duhet të dënohet me vdekje.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!