ISIS merr përgjegjësinë për sulmin pranë një xhamie në Oman

schedule12:06 - 17 Korrik, 2024

schedule 12:06 - 17 Korrik, 2024

Grupi militant Shteti Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë për sulmin e rrallë pranë një xhamie shiite në kryeqytetin e Omanit, Maskat.

Ai tha se tre pjesëtarë të tij ishin të përfshirë në sulmin e së martës me armë zjarri.

Gjashtë persona, përfshirë një polic, u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën, tha policia e Omanit.

Sipas saj, tre sulmuesit u vranë gjithashtu nga forcat e sigurisë.

Policia nuk dha detaje për identitetin e viktimave dhe të personave të armatosur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!