ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Melbourne

schedule14:22 - 9 Nëntor, 2018

schedule 14:22 - 9 Nëntor, 2018

ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin në Australi, duke konfirmuar se agresori ishte një luftëtar i tyre. Autori i vrasjes së një personi dhe plagosjes së tre të tjerëve para se të sulmonte me thikë, i vuri zjarrin makinës së tij.

Sulmi në Australi ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë është kryer nga një luftëtar i Isis. Nëpërmjet agjencisë së tij të propagandës Amak, ISIS konfirmoi se sulmi me thikë në Melburn u krye nga një luftëtar i shtetit islamik, dhe kishte si objektiv vrasjen e qytetarëve të koalicionit. Bilanci përfundimtar është një i vdekur dhe dy të plagosur. Këtij bilanci i shtohet dhe vetë autori i masakrës i cili ndërroi jetë në spital pasi u plagos nga agjentët e policisë.

Autori i sulmit i vuri zjarrin automjetit të tij paraditen e së premtes dhe më pas sulmoi me thikë tre persona në qendër të qytetit, duke vrarë një prej tyre. Ndërhyrja e policisë ishte e shpejtë dhe agresori u arrestua pasi u qëllua nga njëri prej agjentëve. Para se t’i vinte zjarrin automjetit të tij dhe të sulmonte tre personat, agresori përplasi furgonin e tij në një qendër tregtare.

Në rrjetin social Tuiter, dëshmitarë të ndryshëm konfirmuan kronologjinë e ngjarjes, duke treguar se një i ri i kishte vënë zjarrin automjetit të tij dhe më pas kishte sulmuar agjentët e policisë me thikë./abcnews.al