ISIS konfirmon vdekjen e liderit në Siri

schedule20:36 - 3 Gusht, 2023

schedule 20:36 - 3 Gusht, 2023

ISIS ka bërë të ditur përmes një mesazhi në Telegram, se lideri i Shtetit Islamik ka vdekur. Abu Al-Hussein al-Husseini al-Qurasi, u vra në përleshjet me organizatën rivale xhihadiste Hayat Tahrir al-Sham në veriperëndim të Sirisë.

Grupi xhihadist konfirmoi vdekjen e Qurasi të enjten, duke njoftuar se ai do të zëvendësohej nga Abu Hafs al-Hashimi al-Qureshi.

Kujtohet se në prillin e kaluar, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se lideri i Shtetit Islamik u vra në një operacion të shërbimeve të inteligjencës turke në Siri.

Në mesazhin audio të postuar në Telegram, nuk përmendet se kur dhe ku saktësisht u vra Abu Al-Hussein al-Husseini al-Qurasi, përveç se ai vdiq “në një betejë në një komunitet të provincës Idlib”.

Më 30 nëntor 2022, IS kishte njoftuar vdekjen e liderit të tij të mëparshëm, pa specifikuar rrethanat. Nëntë muaj më parë, paraardhësi i tij u vra në Sirinë veriperëndimore në një operacion nga forcat speciale amerikane. Themeluesi dhe lideri i parë i IS, Abu Bakr al-Baghdadi, u vra në tetor 2019.

IS u dëbua nga territori i fundit që kontrolloi në Siri në vitin 2019, por vazhdoi të nisë sulme sporadike.

Që nga fundi i vitit 2022, ata kanë shumëfishuar sulmet vdekjeprurëse në këtë vend, veçanërisht në shkretëtirën siriane ku veprojnë bërthamat e organizatës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!