Ishulli norvegjez i thotë lamtumirë kohës

schedule13:35 - 21 Qershor, 2019

schedule 13:35 - 21 Qershor, 2019

 

Somaroi është i pari vend në botë që nuk do të ketë më as orare dhe as kohë. Kjo pasi 300 banorët e ishullut norvegjez vendosën të firmosin peticionin. Këtij rregulli do të duhet t’i binden dhe turistët e shumtë.

Ekziston një ishull në Norvegji ku koha dhe ora nuk do të kenë më kuptim. Bëhet fjalë për Somaroi një vend peshkatarësh me 300 banorë që ka vendosur të heqë oraret. Qytetarët shprehen se nuk do e kenë problem, në vend, në very të qarkut polar artik, sipas stinëve ka ditë që kalojnë në errësirë të plotë pse në dritë të plotë. Në verë për shembull dielli nuk perëndon për 60 ditë. Orët në këtë mënyrë janë të panevojshme.

Banorët e ishullit mblodhën asamblenë në muajin maj për të vendosur eliminimin e orareve duke krijuar në këtë mënyrë zonën e parë të lirë nga oraret në botë.

Objektivi i kësaj iniciative është garantimi i një fleksibiteti më të madh për qytetarët si dhe për turistët e shumtë që cdo vit vizitojnë ishullin, për sjkak të plazheve të tij të bardhë. Dhe të huajt në këtë mënyrë duhet të përshtaten duke dorëzuar orët e tyre në urën që shënon hyrjen në qytezë.

Por ata që menaxhojnë hotelet për turistët shprehen se kjo mund të jetë e komplikuar për të huajt që vijnë, pasi do e kenë të pamundur të koordinohen për hyrjen dhe daljen nga vendi. Por dhe për baret e restorantet.

Propozimi tashmë ka kaluar kufijtë e Somaroi. Shumë qyteza të tjera kanë vendosur të ndjekin shembullit e ishullit. Lufta kundër kohës sapo ka filluar./ABC News Albania 24/7