Rreth 19 mijë njerëz janë evakuuar nga ishulli grek i Rodosit pasi zjarret pyjore vazhduan për të gjashtën ditë, thanë autoritetet.
Ministria e Ndryshimeve Klimatike dhe e Mbrojtjes Civile tha se 16 mijë njerëz janë zhvendosur përmes rrugëve tokësore dhe tre mijë nga deti në evakuimin “më të madh ndonjëherë” nga zjarret.
Ata janë transferuan nga 12 fshatra dhe disa hotele dhe megjithëse nuk raportohet për viktima, gjashtë persona janë shtruar në spital me probleme të frymëmarrjes.
Rreth 260 zjarrfikës dhe 49 makina zjarrfikëse kanë dalë në terren për të luftuar me flakët, të ndihmuar nga pesë helikopterë dhe dhjetë aeroplanë.
Qindra vullnetarë po marrin pjesë gjithashtu për shuarjen e zjarreve.
Ministria shtoi se 31 zjarrfikës me katër makina nga Sllovakia, dy avionë nga Turqia dhe Franca dhe një nga Kroacia po bëjnë gjithashtu përpjekje në ishull.
Ndërkohë, operatori më i madh i pushimeve në Evropë “TUI Group” anuloi fluturimet dhe rezervimet për pushime në ishullin grek deri të martën.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale treguan shumë grupe turistike që prisnin të kontaktoheshin nga linjat ajrore ose operatorët e tyre të udhëtimit për t’u kthyer në vendet e tyre.
Ministria e Jashtme greke në Twitter tha se do të vendosë një tryezë ndihmëse në Aeroportin Ndërkombëtar të Rodosit për të lehtësuar nisjen e vizitorëve në bashkëpunim me ambasadat përkatëse.
Over 450 firefighters and 7 airplanes from ?? have been operating in #Greece as fires sprout across the country.
Out of these, 81 firefighters, 26 vehicles and 3 planes are helping local teams fight extreme #wildfires in #Rhodes.
Ελλάδα, βρισκόμαστε στο πλευρό σου. ????? pic.twitter.com/TYiXRIaPpD
— Janez Lenarčič (@JanezLenarcic) July 23, 2023