ISHTI ndëshkon 183 subjekte në vitin 2017, shkelje në shitjen e gazit

schedule15:51 - 12 Janar, 2018

schedule 15:51 - 12 Janar, 2018

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka bërë një bilanc të ndëshkimeve që ka vendosur gjatë vitit 2017. Rreth 180 subjekte janë gjobitur pasi është konstatuar se kanë kryer shkelje në shitjen e me pakicë dhe shumicë të gazit.

183 është numri i subjekteve të gjobitura nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për vitin 2017. Shkeljet janë konstatuar në tregëtimin me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike.

50 mijë  deri në 500 mijë lekë është masa e gjobave të vendosura. Vetëm për 6-mujorin e dytë të vitit 2017 shuma totale e tyre arrin në rreth 41 milion lekë.

Numri më i madh i shkeljeve ka ndodhur gjatë muajvë të verës, Në korrik 50 gjoba dhe në gusht 62 gjoba.

Largimi i temperaturave të larta ka pakësuar numrin e penalizimeve. Në muajt shtator, tetor dhe nëntor u penalizuan mesatarisht nga 15 subjekte në muaj. Në dhjetor akoma pë pak, vetëm 5 subjekte.

Mungesa e dokumentacionit, mungesa e Projektit Teknologjik të rezervuarit të gazit apo edhe mbushje bombolash për përdorim familjar në kundërshtim me ligjin janë disa nga shkeljet për të cilat janë gjobitur subjektet nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial./abcnews.al