Ishte tek gjyshi, 4-vjeçari bie nga lartësia e banesës në Pogradec, me urgjencë drejt spitalit

schedule20:21 - 23 Qershor, 2021

schedule 20:21 - 23 Qershor, 2021

Pogradec  –  Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, ku një fëmijë 4-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një banese.

Sipas policisë i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas,  ishte duke luajtur tek banesa e gjyshit të tij në fshatin Vërdovë, dhe aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit pasi ka marrë dëmtime fizike.

Njoftimi i policisë: Pogradec-  Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.

Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

e.l./abcnews.al/