Ishte tapë në timon dhe përplaset me dy automjete, arrestohet 60 vjeçari në Elbasan

schedule11:47 - 18 Janar, 2025

schedule 11:47 - 18 Janar, 2025

Një 60 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident.

Sipas policisë, 60 vjeçari ka qenë duke udhëtuar në aksin në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, ku është përplasur me dy automjete të tjera.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin 60 vjeç, pasi në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me 2 automjete, me dëme materiale.”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!