“Ishte Stresi? Kush kërkoi të më shaje”, publikohet biseda mes Kozakut dhe Fabio Dushkut

schedule10:13 - 25 Shtator, 2021

schedule 10:13 - 25 Shtator, 2021

Është publikuar biseda mes Fabio Dushkut dhe Kozakut, e regjistruar gjatë momentit kur ky i fundit u mor peng dy ditë më parë. Dushku, i cili ndodhet në një burg të Greqisë, ka kërkuar të dijë se cilët janë personat që e kanë futur “mbretin” e Instagramit ta shajë në videot live.

Ky i fundit është shprehur se të gjithë kanë kërkuar për të sharë atë, por nuk ka dhënë emra. I pyetur nëse ka qenë Stresi njëri prej tyre, ai e ka mohuar. Sakaq, mbrëmjen e djeshme, Kozaku doli live sërish për të sqaruar edhe njëherë historinë e rrëmbimit.

LEXO EDHE: Rikthehet “mbreti i Instagramit”: Do më zhvishnin lakuriq para kamerave

LEXO EDHE: Kozaku i përgjigjet Stresit: Nuk më ke shpëtuar ti, mos merr lëvdata

Ai justifikoi faljen që kërkoi live me argumentin se djemtë që e rrëmbyen e kishin kërcënuar se do ta zhvishnin.Kozaku doli kundër Stresit, duke u shprehur se nuk ka qenë reperi që e ka shpëtuar, ndaj të mos marrë lëvdatat kot. /abcnews.al