Shumë prapaskena ndodhin në merkato. Një të tillë e ka rrëfyer Nikolai Naumov, presidenti i Lokomotivës së Moskës. Në një prononcim për Sport-Express, kreu i klubit rus rrëfen se ishte shumë afër blerjes së Neymar, por në fund u tërhoq.
Ishte vera e vitit 2008, sulmuesi i njohur luante akoma me Santos. Ai ishte shumë afër transferimit në Moskë, teksa janarin e vitit pasardhës u bë pjesë e Barcelonës. “Ne bëmë disa vlerësime për të kuptuar nëse ia vlente blerja e Neymar.
Skautët tanë e kishin ndjekur dhe ishim të interesuar për ta sjellë në Moskë. Pse nuk u arrit transferimit? Si fillim ishte shumë i ri në moshë. Sipas mendimit tim, ekzistonte pasiguria e përshtjatjes së tij në Rusi. Neymar ishte një djalosh i brishtë dhe i dobët.
Ne rolin e tij kishim Gatagov, i cili luante njësoj si Neymar. Në fund vendosëm të tërhiqeshim dhe të mos investonim për blerjen e brazilianit“, zbulon presidenti i klubit rus.
Sigurisht një vendim i gabuar, për të cilin do të jenë penduar më vonë. Me Neymar dihet se çfarë ndodhi, ndërsa Gatakov e mbylli karrierën e tij në futbollin estonez. /abcnews.al



