“Ishte shumë e tepërt”, ish-banori: Mozzik nuk zgjodhi të këndonte por të rrinte me Donaldin

schedule07:35 - 31 Janar, 2022

schedule 07:35 - 31 Janar, 2022

Hyrja e Mozzik brenda shtëpisë së Big Brother Vip ka shkaktuar reagime të shumta. Ai ishte ftuar për të kënduar por mbështetja që tregoi ndaj Donaldit është komentuar shumë në shtëpi dhe jashtë saj. Madje, aktori  është dënuar nga Vëllai i Madh pasi lejoi që reperi të futej brenda ambienteve të shtëpisë.

Ditën e djeshme, iah banori i shtëpisë, Ardit Çuni tha se ky veprim ishte shumë i tepërt. Sipas këngëtarit, Mozzik nuk zgjodhi që të këndonte, por të rrinte me Donaldin. Këngëtari shtoi më tej duke thënë se të gjithë mund të mbështesin kë të duan nga jashtë, por jo brenda shtëpisë së famshme.

“Kam parë edhe Arjolën që ka thënë se dukej si koncert i Donaldit. Mozzik nuk zgjodhi të këndonte, por të rrinte me Donaldin. Ishte shumë e tepruar. Deklarata e Mozzik duhej të ishte parashikuar më para. Edhe pse i ftuar special, në fund të ditës nuk bën ligjin në shtëpinë e tjetrit.”, tha Arditi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!