Komuniteti lokal i Alonissos është i tronditur për vrasjen e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj. Sipas raportit të MEGA në ishull, tema numër një e diskutimit tani është kush do të kujdeset për Lidyan e vogël.
Vendasit e konsiderojnë nënën e Caroline si më idealen për të rritur vajzën. Ata e përshkruajnë zonjën Susan si një “forcë të qetë” dhe besojnë se Lydia e vogël do të shohë nënën e saj biologjike në fytyrën e saj.
Shumë vendas thonë se ata do të bëhen bashkë për ta ndihmuar atë në çdo nevojë.
E shokuar nga humbja e Caroline dhe zbulimi se burri i saj është vrasësi, mikja e 20-vjeçares thotë se ajo ka qenë shumë e dashuruar me Babis.
“Jam e tronditur. Nuk e prisja këtë. Caroline ka qenë me Babis që kur ishte 16 vjeç. Ajo gjithmonë më thoshte sa ishte e dashuruar, Babis ishte njeriu i jetës së saj. Ajo që uroj është që shpirti i saj të pushojë. Unë jam shumë e trishtuar. Në Greqi kemi ligje, ai do të qëndrojë në burg. Fatkeqësisht, Caroline nuk po kthehet”, tha e e afërmja e vajzës. g.v/abcnews.al