Ishte shtruar në një spital në Gjermani, COVID i merr jetën piktorit të njohur në moshën 56-vjeçare

schedule09:56 - 12 Tetor, 2021

schedule 09:56 - 12 Tetor, 2021

Piktori i njohur Ziso Kamberaj ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare për shkak të COVID.

ABC mëson se Kamberaj ka humbur jetë në një spital në Gjermani ku ishte shtruar prej disa kohësh që pas infektimit të tij me koronavirus.

Kamberaj ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale.

Kohët e fundit artisti jetonte mes Tiranës dhe Mynihut ku ishte zhvendosur prej disa vitesh. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!