“Ishte shpirt njeriu, e vranë me fëmijën në krahë”, flet fqinja e Altin Rexhës që u vra dje në Kavajë

schedule11:00 - 30 Mars, 2023

schedule 11:00 - 30 Mars, 2023

Fqinjët e Altin Rexhës që mbeti i vrarë pasditen e djeshme pas një sherri me Edmond Gosën në Kavajë kanë folur për Abc News. Njëra prej tyre theksoi për gazetarin Leonidha Musaj se Rexha kishte prej një viti e pak që jetonte në Kavajë dhe se ishte një person shumë i mirë dhe pa probleme.

“Kishte një vit e tre muaj që jetonte këtu. Ishin njerëz të mirë. Më ka ardhur shumë keq. Ishte njeri shumë i mirë, shpirt njeriu. Edhe kur nuk e kisha mendjen, ai të thoshte ‘mirëmëngjes si je’. Punonte, bënte shtëpi. Ishte njeri familjar. E vranë me fëmijë në krahë.

LEXO EDHE: “Ik në Kukës, s’keni punë ju veriorët këtu”, si nisi sherri mes 43 vjeçarëve që përfundoi me vrasje në Kavajë

Kishte ardhur nga puna, kishte marrë çunin dhe kishte shkuar në supermarket. Edhe çuni ishte traumatizuar sepse ia kishin ngulur thikën në zemër. Gruaja e tij është shumë grua e mirë. Shikonte punën e vet.”, ka thënë fqinja e tyre.

Altin Rexha mbeti i vrarë ditën e djeshme pas një sherri me Edmond Gosën. Ky i fundit, teksa janë konfliktuar me fjalë, e ka goditur me thikë në prezencë të djalit të tij të mitur ndërkohë që i është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Të dy nuk mundën t’i shpëtojnë plagëve të marra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!