Ishte për turizëm në Lëpushë/ Turisti malazez ndihet keq, ndërron jetë rrugës për spital

schedule18:43 - 12 Mars, 2025

schedule 18:43 - 12 Mars, 2025

LËPUSHË- Rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi një koleg i tyre nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së bashku me ekipin e urgjencës dhe kanë transportuar për në Spital me autoambulancë për ndihmë mjekësore. Shtetasi Miroslav Nikeziç  71 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në Spital.

Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!