“Ishte njeri shumë i mirë” flet me lot në sy miku i viktimës në Kuçovë: Ka ngrënë bukë me çunat e mi

schedule12:55 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 12:55 - 17 Dhjetor, 2020

Ishte një njeri shumë i mirë. Kështu shprehet një banor i fshatit Goraj për Ajet Gunelin, 37-vjeçari që u vra mëngjesin e së enjtes nga 44-vjeçari Vangjel Polovina.

Një prej miqve të tij, tha për mikrofonin e ABC se pak ditë më parë e kishte pasur Ajetin në shtëpi dhe se ai kishte ngrënë bukë me djemtë e tij.

Mes lotësh banori shprehet: “Ishte një njeri shumë shumë shumë shumë i mirë. Kjo që ndodhi, ndodhi. Unë di që u lajmërova dhe erdha këtu. Ishte bërë ajo që u bë.”

Lexo edhe: Vrasja për derrat në Kuçovë, autori u konfliktua fizikisht më pas zbrazi karikatorin mbi pronarin

Vangjel Polovina dhe viktima Ajeti kishin prej kohësh konflikte dhe si duket, kjo që ndodhi sot u dha fund përplasjeve të tyre të shpeshta. Polovina, pas përleshjes fizike mes pronarin e stallës së derrave që ai kishte marrë me qira, mori një kallashnikov në automjetin e tij dhe zbrazi në vendin e ngjarjes dy karrikatorë.

44-vjeçari është vënë në pranga ndërsa policia po punon më tej për zbardhjen e plotë të ngjarjes. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!