Ishte një njeri shumë i mirë. Kështu shprehet një banor i fshatit Goraj për Ajet Gunelin, 37-vjeçari që u vra mëngjesin e së enjtes nga 44-vjeçari Vangjel Polovina.
Një prej miqve të tij, tha për mikrofonin e ABC se pak ditë më parë e kishte pasur Ajetin në shtëpi dhe se ai kishte ngrënë bukë me djemtë e tij.
Mes lotësh banori shprehet: “Ishte një njeri shumë shumë shumë shumë i mirë. Kjo që ndodhi, ndodhi. Unë di që u lajmërova dhe erdha këtu. Ishte bërë ajo që u bë.”
Lexo edhe: Vrasja për derrat në Kuçovë, autori u konfliktua fizikisht më pas zbrazi karikatorin mbi pronarin
Vangjel Polovina dhe viktima Ajeti kishin prej kohësh konflikte dhe si duket, kjo që ndodhi sot u dha fund përplasjeve të tyre të shpeshta. Polovina, pas përleshjes fizike mes pronarin e stallës së derrave që ai kishte marrë me qira, mori një kallashnikov në automjetin e tij dhe zbrazi në vendin e ngjarjes dy karrikatorë.
44-vjeçari është vënë në pranga ndërsa policia po punon më tej për zbardhjen e plotë të ngjarjes. s.b/abcnews.al/