Ishte një nga objektivat e Contes, mbrojtësi i njohur prezantohet në Portugali

schedule20:18 - 14 Gusht, 2020

schedule 20:18 - 14 Gusht, 2020

Vjen edhe zyrtarizimi. Jan Vertonghen kaloi tetë sezonet e fundit te Tottenham, ndërsa tani do të provojë emocionet e futbollit portugez. Mbrojtësi belg nuk rinovoi kontratën me Spurs dhe doli lojtar i lirë në fund të sezonit.

33-vjeçari pati disa oferta të ndryshme, mes tyre edhe atë të Interit, por u bind nga drejtuesit e Benfikës. Vertonghen është prezantuar pak momente më parë te klubi i famshëm luzitan.

Autori i 118 ndeshjeve dhe 9 golave me kombëtaren e Belgjikës, ka firmosur deri në verën e vitit 2023 me “Shqiponjat e Lisbonës”, që janë shumë aktiv në merkato dhe kanë ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!