Një kadet i policisë së Kosovës, rreth 30 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku mëngjesin e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Jashanicë të Klinës, teksa kadeti po shkonte në punë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar njësitë policore dhe autoambulanca. Mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi”, tha Gashi.
Media lokale “Klina.info”, raporton se Flordian Shabaj nga Nabergjani i Pejës është i riu që vdiq në aksidentin në Jashanicë./Abcnews.al/