Ishte nisur nga Serbia, publikohen fjalët e fundit të pilotit të avionit që u rrëzua në Greqi

schedule12:16 - 18 Korrik, 2022

schedule 12:16 - 18 Korrik, 2022

“Kemi zjarr në motor”, këto ishin fjalët e fundit të pilotit të avionit ukrainas që u rrëzua në Kavalla të Greqisë, mbrëmjen e së shtunës, 16 Korrik.

Avioni u rrëzua të shtunën, rreth orës 22:45 në Kavalla Greqi, me pasojë vdekjen e 8 personave të ekuipazhit që ndodheshin në bord.

Avioni me katër motorë ishte nisur nga Serbia për Jordani.

Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e djeshme u gjetën trupat e pajetë të tetë anëtarëve të ekuipazhit që ndodheshin në bord, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: Tragjedia ajrore me avionin ukrainas që u rrëzua në Greqi, gjenden trupat e pajetë të 8 anëtarëve të ekuipazhit

Në spitalin në Komotini ekspertët kanë ekzaminuar trupat e pajetë të anëtarëve të ekuipazhit. Më pas, trupat iu dorëzuan përfaqësuesve diplomatikë të Ukrainës në Greqi.

Shkaku i rrëzimit të avionit ende nuk dihet. Zëdhënësi i zjarrfikësve, Janis Artofios, më herët tha se gjatë hetimit të kryer në vendin e rrëzimit të avionit nuk janë gjetur materiale të rrezikshme.

Ekipet e dominimit po vazhdojnë që të lokalizojnë municionin që është shpërndarë pranë vendit të rrëzimit të avionit.

Avioni, që ishte nisur nga Nishi i Serbisë, kishte anëtarë të ekuipazhit ukrainas. Avioni i cili u tha se po bartte armë serbe për në Bangladesh, u rrëzua në orët e vona të së shtunës.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se avioni ishte në pronësi të kompanisë “Meridian” nga Ukraina, po transportonte 11.5 tonë armë që ishin nisur nga Serbia për në

Bangladesh.
Stefanoviq konfirmoi gjatë një konference për media më 17 korrik se kompania ukrainase ishte pronarja e vetme e avionit dhe po bartte minahedhës dhe mina të tjera të prodhuara nga kompania serbe “Valir”.Ai i hodhi poshtë pretendimet e disa mediave se armët janë nisur për në Ukrainë, duke thënë se ato janë “keqdashëse dhe të dëmshme për Serbinë”.

Sipas raportimeve, piloti i avionit kishte informuar autoritetet se kishte problem në njërin prej motorëve të avionit dhe atij iu kërkua që të ateronte në aeroportin e Selanikut apo atë të Kavallës.

Pasi u nis në drejtim të Kavallës, avioni u rrëzua rreth 40 kilometra në perëndim të aeroportit, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Greqisë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!