Të paktën 36 persona janë plagosur, 11 në gjendje të rëndë, pasi një fluturim i Hawai Airlines nga Phoenix në Honolulu u godit nga turbulenca të forta.
Një pasagjer tha se lëkundjet u bënë aq të rënda saqë “po fluturonin shumë nga karriget tona”.
Njëzet persona u dërguan në spitalet lokale me lëndime që varionin nga plagë, mavijosje dhe humbje të vetëdijes deri te lëndimet në kokë.
Në momentin e turbulencës në zonë raportohet për stuhi.
Të hënën, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së njoftoi se po heton incidentin.
Në bordin e Airbus A330-200 kishte 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.
Incidenti në Fluturimin HA35 ndodhi të dielën në mëngjes, pak para se avioni të zbriste në aeroportin ndërkombëtar Daniel K Inouye të Honolulus.
Në një deklaratë nga Hawaiian Airlines thuhej: “Kujdesi mjekësor iu ofrua disa pasagjerë dhe anëtarëve të ekuipazhit në aeroport për lëndime të lehta, ndërsa disa u transportuan me shpejtësi në spitalet lokale për kujdes të mëtejshëm.”
Nga personat e dërguar në spital, rreth 17 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Mes tyre ishte një foshnjë 14 muajshe dhe një adoleshente.
Shefi operativ i Hawaiian Airlines, Jon Snook tha se ai ishte “mirënjohës” për mbështetjen e ofruar nga shërbimet e urgjencës dhe se të gjithë do ta kalojnë, pasi gjendja e tyre nuk është e rëndë.
Ai shtoi se kohët e fundit kishte pasur kushte të paqëndrueshme të motit në Hawaii që krijoi sfida për linjat ajrore.
Një pasagjer i tha transmetuesit Havai KHON2 se turbulenca e rëndë zgjati vetëm disa sekonda, por ishte e mjaftueshme për të lënduar pasagjerët.
Linja ajrore tha se po kryen një hetim të plotë të aeroplanit përpara se të kthehet në shërbim. /abcnews.al