Ishte në restorant me të dashurën, qëllohet për vdekje reperi i njohur

schedule14:38 - 13 Shtator, 2022

schedule 14:38 - 13 Shtator, 2022

Reperi amerikan PnB Rock është qëlluar për vdekje gjatë një grabitje në një restorant në Los Anxhelos. Muzikanti 30 vjeçar thuhet se ishte me të dashurën e tij brenda restorantit kur një person i armatosur thuhet se kërkoi bizhuteri përpara se të hapte zjarr. Ai u dërgua në spital por nuk mbijetoi dot.

Policia tha se një person iu afrua dhe kërkoi që ata të dorëzonin sendet personale. Ata patën një përplasje përpara se reperi të qëllohej disa herë dhe të binte në dysheme. I dyshuari i mori sendet duke u larguar më pas drejt një makine që po e priste jashtë restorantit.

Mediat amerikane raportojnë se burime nga policia kanë konfirmuar se reperi ishte objektivi i sulmit. Homazhet kanë vërshuar për PnB Rock – emri i vërtetë Rakim Hasheem Allen – i cili u bë i famshëm me publikimin e hitit të tij të vitit 2016 Selfish dhe kishte bashkëpunuar me artistë përfshirë Ed Sheeran.