Ishte në reanimacion, ndërron jetë fëmija i parë nga Covid-19 në Shqipëri

schedule14:06 - 20 Nëntor, 2020

schedule 14:06 - 20 Nëntor, 2020

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 fëmija i parë në Shqipëri.

Burime bëjnë me dije se fëmija i përket seksit femër dhe ishte 16 muajshe.

Foshnja është shtruar pak ditë më parë në reanimacion ndërsa mësohet se kishte lindur me probleme shëndetësore dhe ka pësuar komplikacione.

LEXO edhe: COVID-19 tek Pediatria Infektive në Tiranë, 10 fëmijë të shtruar në spital

Raportohet se foshnja është nga qyteti i Durrësit.

Mësohet se foshnja ka pësuar një hemorragji dhe prej ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Një ditë më parë u raportua se, në Pediatrinë e QSUT-së ndodhen 10 të mitur të shtruar, pasi janë prekur nga koronavirusi.

Deri tani në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid pas testimeve 30,623, ndërkohë që kanë humbur jetën 657 persona, ndërsa shifrat prej javësh tashmë njohin vetëm rritje.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!