Në kërkim me urdhër të SPAK, vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë Lezhë

schedule19:10 - 11 Shtator, 2024

schedule 19:10 - 11 Shtator, 2024

TIRANË- Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”.

Ai po hetohet pasi ka dyshime se drejtonte kultivimin e kanabisit në Lezhë dhe organizonte aktivitetin e lojërave të fatit. Ish-drejtori i Policisë së Lezhës është shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në maj të këtij viti.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”.

Krahas kultivimit të lëndëve narkotike, ai akuzohet edhe për “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.

Sakaq, shkeljet e ish-drejtorit u zbuluan nga zbërthimi i aplikacioneve “Sky-ECC”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!