Ishte në kërkim, por flinte i qetë në Tiranë, bëri dhe dy vrasje, i penduari: Si lëvizte Talo Çela

schedule22:51 - 12 Korrik, 2021

schedule 22:51 - 12 Korrik, 2021

Talo Çela është një nga njerëzit më të kërkuar të drejtësisë shqiptare për disa vepra penale mes tyre vrasjet e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia.

Lexo edhe: “Toyota me pranga dhe anti-plumb”, përgjimet e reja të Talo Çelës: Ke 5 mijë € në dorë, a je gati?

Çela së bashku me Nuredin Dumanin dhe anëtarët e tjerë të bandës pak ditë më parë u çuan nga SPAK për gjykim. Gazetari i “ABC” Ermal Vija ka siguruar dosjen e plotë, kur përgjimet dhe bashkëpunëtori i drejtësisë “zbërthejnë” të gjithë veprimtarinë kriminale të bandës.

Nga përgjimet vihet re se Talo Çela në kohën që përgatiste dy vrasjet në mars dhe prill të 2020-ës lëvizte i qetë nga Tirana dhe Durrës, pavarësisht se ishte në kërkim që prej prillit të 2019 për shkak të grabitjes së Rinasit.

Lexo edhe: Kurthi i “Mekanikut”, njeriu që “çmontoi” Talo Çelën

Bashkëpunëtori i drejtësisë Klevis Alla ka rrëfyer para hetuesve në një moment se “Talo Çela mesa i ka treguar Nuredini, rrinte i fshehur në Tiranë”. Jo vetëm kaq, por Çela lëvizte i pa shqetësuar në periudhën e karantinës, para dhe pas.

Rreth dy ditë para vrasjes së Besmirit, shkova në shtëpinë e Nuredin Dumanit, ku gjeta Talo Çelën” tregon Klevis Alla në një tjetër episod. Talo Çela vijon që të jetë në kërkim nga drejtësia shqiptare./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!