Ishte në kërkim për vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë/ Ky është Flobens Meçja, një ndër të arrestuarit në Durrës

schedule10:26 - 23 Maj, 2025

schedule 10:26 - 23 Maj, 2025

Flobens Meçia, i njohur edhe si Florenc Drini, është një ndër shtatë personat e arrestuar në një operacion të RENEA-s dhe Policisë së Shtetit në Durrës.

Meçja ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë, por edhe nga SPAK si pjesë e klanit Çopja.

Ai akuzohet si vrasës me pagesë e tyre dhe ka qenë i hetuar për vrasje me pagesë në Vlorë.

Gjatë aksionit policor, atij iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!