“Ishte magji, emocioni më i fortë”, Eliona Pitarka rrëfen momentin kur mori në krahë të bijën

schedule15:26 - 26 Mars, 2021

schedule 15:26 - 26 Mars, 2021

Eliona Pitarka solli në jetë fëmijën e saj të parë me 22 Mars. Aktorja zbuloi se e kishte quajtur të bijën me emrin e veçantë Gala. Pas lindjes, ajo publikoi për herë të parë një foto vogëlushen në krahë, ku shkruante: “Për çdo pranverë qeshin lulet, e mua këtë pranverë më qeshën sytë e tu.

Ndërkohë së fundmi, aktorja ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram. Një ndjekës e ka pyetur për ndjesinë kur e mori të bijën për herë të parë në krah. “Oh, nuk di ta shpjegoj me fjalë, ishte përtej çdo ndjesie që kemi ndjerë deri më sot! Magji, emocioni më i fortë, kuptimi i jetës dhe i faktit që jemi femra.“, është shprehur Eliona.

Më parë, Pitarka është shprehur se emrin Gala e ka zgjedhur bashkëshorti i saj, ndërsa lindja ka qenë natyrale pa epidural. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!