Ishte kthyer në tmerr, kapet adoleshenti në Sarandë, akuzohet për 10 vjedhje

schedule16:36 - 9 Shkurt, 2021

schedule 16:36 - 9 Shkurt, 2021

Një adoleshent është arrestuar në Sarandë me akuzën e 10 vjedhjeve. I arrestuari është P. S. 20 vjeç ndërsa akuzohet se vjedhjet i ka kryer në Sarandë dhe në Ksamil.

Bashkëpunëtori i tij është arrestuar në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa tre persona të tjerë të mitur po hetohen në gjendje të lirë.

Policia deklaron se 10 vjedhje janë të dokumentuara që janë bërë nga grupi i adoleshentëve./ db/Abcnews.al