Ishte Irani që na sulmoi? Ekspertët në “Log.”: Mundësitë për ta bërë i ka

schedule21:39 - 18 Korrik, 2022

schedule 21:39 - 18 Korrik, 2022

Qeveria shqiptare ka rënë pre e një sulmi kibernetik çka solli mbylljen e përkohshme të shërbimeve të e-Albania. Ndërkohë, që vijon puna për të marrë nën kontroll sërish platformën, pyetja që ngrihet është se nga ka ardhur ky sulm.

Në emisionin “Log.” me Endri Xhafon ekspertët e IT, Gentjan Progni dhe Igli Gjelishti nuk e përjashtojnë se pas mund të fshihet Irani. Një gjë e tillë u deklarua më herët në ABC, nga eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço.

Lexo edhe: Sulmi kibernetik, ekspertët: Rast i paprecedent për vendin, synim sjellja e destabilitetit dhe pakënaqësive

“E ka thënë profesor Karamuço, ai ka informacion shumë më shumë se unë. Ka një indicie që e ka thënë. Mund të jetë Irani, mund të jetë Rusia. Mund të jetë edhe fakti që jemi shtet anëtar i NATO”, tha Gjelishti.

Sakaq, Progni thekson se Irani i ka mundësitë për ta bërë një sulm të tillë. “Irani i ka mundësitë teknikisht. Kemi edhe vitin e kaluar që Irani ka sulmuar në Amerikë. Kemi pasur edhe raste në Gjermani te termocentralet, për bllokimin gjithë sistemeve që menaxhojnë termocentralet”, u shpreh ai.

Gjelishti deklaroi gjithashtu se janë rikthyer disa shërbime, ndërsa po punohet për rikthimin e plotë të platformës.

“Është kthyer sistemi i doganave, i DSHPTRR. Tani po punohet hap pas hapi. Po merret kohë për tu siguruar”, tha ai. g.v/abcnews.al