Ishte infektuar me covid, ndërron jetë te Infektivi historiani i njohur

schedule16:23 - 13 Shtator, 2020

schedule 16:23 - 13 Shtator, 2020

Koronavirusi i merr jetën historianit të njohur Llambro Filo në moshën 78-vjeçare. Filo, pedagog në Universitetin e Tiranës por edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv, por nuk arriti që të fitonte betejën me koronavirusin. Lajmin e trishtë e ka dhënë kolegia e tij, Valentina Duka në një postim në rrjetet sociale.

Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veteranë, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët. Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!” shkruan Duka.

Llambro Filo lindi në Korçë në 01/10/1942. Ai ndoqi studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Histori. Prej vitit 1972 ka qenë pedagog në këtë fakultet si dhe zv.Dekan. Llambro Filo është autor i shumë teksteve shkollore mbi historinë si dhe librave të shumtë mbi sistemet e qeverisjes, teoritë dhe platformat ideore e politike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!