Ishte infektuar me COVID-19, vdes 17-vjeçarja në Maqedoni

schedule15:15 - 28 Tetor, 2021

schedule 15:15 - 28 Tetor, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë një paciente 17-vjeçare nga fshati Sopotnicë në Demir Hisar. 17-vjeçarja ka qenë e diagnostikuar me Covid-19, ndërkaq ka pasur sëmundje tjera shoqëruese.

“Vajza me datë 18.10.2021 është pranuar për trajtim në Manastir, ndërkaq me 19.10.2021 është transferuar në Klinikën Infektive në Shkup. Pacientja është trajtuar në mënyrë multidisiplinare për shkak të komplikimeve të zhvilluara.

Gjatë ditës së djeshme, parametrat vitale të pacientes janë përkeqësuar ndjeshëm, gjë që ka sjellë edhe insuficiencë kardiake. Pavarësisht të gjitha masave të marra diagnostike, terapeutike dhe reanimative ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!