Lajmi i trishtë nga Berati. Mjeku i njohur Josif Dena ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Doktori ishte infektuar prej disa ditësh, ndërsa nuk mundi që të mposhte sëmundjen duke ndërruar jetë.
“Doktor Sifii (Josif Dena) pas nje beteje me Covid. Një humbje e madhe për familjen dhe qytetin! Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe!” shkruan një nga faqet e qytetit të Beratit në rrjetet sociale.
Sot u shënuan 13 humbje jetë dhe 1130 person të infektuar, rekord që nga fillimi i pandemisë./ db/Abcnews.al