Ishte i dëbuar, kontrolli zbulon shqiptarin

schedule17:50 - 9 Shtator, 2018

schedule 17:50 - 9 Shtator, 2018

Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi nuk iu bind urdhërit të policëve. Në fakt, Everest Ajazi, 25 vjeç, ishte dëbuar nga shteti italian. Ai u ndalua për një kontroll në makinën ku udhëtonte së bashku me një bashkëatdhetar. Ky i fundit ishte drejtues i automjetit.

Në momentin që autoritetet u kërkuan dokumentet shqiptarëve, Ajazi tentoi të largohej, por gjithçka u pa nga një karabinier. Kur ai po mundohej ta ndalonte, 25-vjeçari e shtyu dhe filloi të vraponte.

Ndjekja përfundoi kur Ajazi kuptoi që nuk kishte rrugëdalje. Ai u vu në pranga dhe pritet të dalë para gjykatës. Ndërkohë autoritetet po verifikojnë mënyrën se si i riu shqiptar ka hyrë sërish në territorin italian megjithëse ishte dëbuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!