Një person i armatosur është arrestuar në Kaliforni, pasi tentoi të hynte në një ambient ku do të fliste Donald Trump.
Zyra e Sherifit të Qarkut Riverside tha se autoritetet vunë re shoferin e një automjeti në një pikë kontrolli.
Sipas mediave të huaja 49-vjeçari, u zbulua se posedonte në mënyrë të paligjshme një armë gjahu, një pistoletë të mbushur dhe një karikator me kapacitet të lartë.
Mësohet se ai mbante dokumente false si anëtar i shtypit dhe për kalimin VIP në zonat ku jo të gjithë lejohen.
Ndërsa ngjarja po hetohet, sherifi lokal tha në një deklaratë se mund të jetë parandaluar një tjetër atentat ndaj ish-presidentit Trump.
/abcnews.al/