“Ishte e turpshme”, Trump kritikon ashpër ceremoninë e hapjes së Olimpiadës

schedule10:48 - 30 Korrik, 2024

schedule 10:48 - 30 Korrik, 2024

Donald Trump ka kritikuar ceremoninë kontroverse të hapjes së Lojërave Olimpike të javës së kaluar në Paris, duke e përshkruar atë si “të turpshme”.

Organizatorët e Olimpiadës janë detyruar t’i kërkojnë falje kujtdo që u ofendua nga një tablo që evokonte “Darkën e Fundit” të Leonardo da Vinçit, i cili përshkruan momentin kur Jezu Krishti deklaroi se një apostull do ta tradhtonte.

Skena gjatë ceremonisë të së premtes shfaqi DJ dhe producent Barbara Butch, një ikonë LGBTQ+, e rrethuar nga artistë dhe kërcimtarë. Konservatorët fetarë nga e gjithë bota e dënuan këtë segment dhe atyre iu bashkua së fundi edhe Donald Trump.

“Mendova se ceremonia e hapjes ishte një turp, në fakt. Ishte e turpshme”, tha ish presidenit për Fox.

Duke folur për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2028 që do të mbahen në Los Anxhelos, Trump shtoi: “Ne nuk do të kemi një Darkë të Fundit siç e portretizuan ata (francezët). Mu duk e tmerrshme. Shiko, unë jam shumë mendje-hapur, por mendova se ajo që ata bënë ishte një turp”.

Edhe Konferenca e Peshkopëve të Kishës Katolike Franceze dënoi “skenat e talljes” që ata thanë se përbënin një tallje me krishterimin.

/abcnews.al